August 23, 2023

12 vjeçarja u gjet e vetëvarur në Pogradec, flasin të afërmit e saj pas tragjedisë: I mungonte e ëma!

1 year ago

Malli për të ëmën mendohet të jetë arsyeja që ka shtyrë një 12-vjeçare në fshatin Buzaishtë të Pogradecit t’i japë fund jetës së saj në një kasolle pranë shtëpisë.

E mitura që u vetëvar të martën e 22 gushtit jetonte me babanë, njerkën dhe fëmijët e të atit nga martesa e dytë. Divorci i prindërve të saj dyshohet të ketë rënduar psikologjisht të miturën, e cila sipas të afërmeve, e kishte takuar të ëmën vetëm 1 herë pas 5 viteve mungesë të saj.

Pas lajmit tronditës u prononcuan të afërmit e saj.
Ramazan Çela për Report Tv theksoi se vajza nuk ishte rritur në një familje problematike, madje ishin shumë të nderuar në zonë. I afërmi dyshonte se ishte mungesa e nënës së saj ajo që mund ta ketë shtyrë t’i jepte vetes një fund tragjik. Ai tregoi se kur takoi të bijën, i ati i vajzës ishte lutur që të rrinte me vajzën, por kjo e fundit kishte refuzuar. E mitura jetonte në një banesë me njerkën, babanë dhe 2 fëmijët e tij nga martesa e dytë.

“Them ngaqë kishte nënën të larguar, e takoi vetëm 1 herë këtë behar, ka 4-5 vjet e larguar. Këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi. Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës)për ta marrë po ajo(nëna e vajzës) nuk donte, jo nuk jetoj këtu. Nuk ka pasur asnjë shqetësim, shkonte për bukuri, nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë ajo rriti dhe 2 të tjerë.”- tha Çela.

Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej ajo njoftoi fqinjët dhe policinë. Policia thotë se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 12-vjeçares, ndërsa grupi hetimor pritet të zbulojë se çfarë e shtyu të miturën që të shkojë drejt aktit tragjik.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.