August 20, 2023

Futbolli i femrave, Spanja shpallet kampione e Botës

1 year ago

Falë triumfit 1-0 ndaj Anglisë në finale, Spanja ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë ndonjëherë trofeun e Kupës së Botës për femra.

Ndeshja finale dhuroi një spektakël, ndërsa spanjollet ishin ato që diktuan ritmin.

Takimi u vendos që në minutën e 29’, me Carmona Garcia që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipit të saj.

Në fraksionin e dytë Spanja pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë në minutën e 70’ Hermoso humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Spanjën e femrave që feston një moment historik në futboll

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.