August 23, 2023

Nafta në Shpirag/ Rama: Investim 7 mld euro, do të përfitojnë të gjithë qytetarët

1 year ago

Pas zbulimit të naftës në Shpirag të Fierit, kryeministri Rama së bashku me zëvendës-kryeministren Belinda Balluku, dhanë më shumë informacion rreth situatës.

Rama u shpreh se ky zbulim do të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik e social por edhe në pozicionin gjeopolitik.

Kryeministri u shpreh se që të realizohet ky projekt do të marrë kohë dhe parashikohet një kosto prej 7 mld eurosh. Paralelisht me këto të dhëna premtuese që vijnë nga terreni kërkimeve në Shpirag, qeveria ka nisur përgatitjen për ngritjen e një Fondi Sovran për të mirë-administruar qindra milionë dollarë,  që pritet të vinë prej rentës minerare e taksave të tjera.

Sipas përllogaritjeve, nëse sasia e lëndës është aq sa pretendohet, fitimet do të jenë shumë të mëdha dhe do të ndikojnë në mirëqenien e të gjitha sistemeve shtetërore.

Testimi i naftës do të nisë në tetor nga kompania SHELL, që po punon për nxjerrjen e rezultateve.

“Nuk jemi në kushtet ku mund të flasim për shifra, informacionet janë jo vetëm kofidenciale por pa marrë rezultatin e testit final që përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e  përballueshme financiarisht. Nëse ky proces do të jetë më i kushtueshëm se rezerva do të mbetet aty për një kohë tjetër”.

“Teknologjia Shell ka përdorur teknologjinë më të fundit në Shpirag. Paralelisht me testin që do të fillojë në tetor dhe rezultatet bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del mbi sipërfaqe, po përgatitet edhe plani masiv i investimit sepse gjithë ajo rezervë për tu nxjerrë sipër duhet të hyjë në infrastrukturën përkatëse për ta transportuar e për ta nxjerrë në tregun vendas dhe botë.

“Lajmi tjetër fantastik është se nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Burimet e naftës që janë zbuluar në të shkuarën dhe që janë shfrytëzuar janë burime të një naftë të rëndë që përdoret për solar por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste”.

“Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Shpirag ka të njëjtën cilësi me naftën e Arabisë Saudite. Projekti që do të realizohet nis me 3 mld euro dhe deri në përfundim të të gjithë inftrastrukturës së nevojshme të një sërë shpimesh për nxjerrjen e naftës është shtatë mld euro investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës. Ne kemi filluar prej një viti punë për ngritjen e një fondi sovran, vendet që gëzojnë pasuri të tilla natyrore kanë fonde sovrane me qëllim balancimin e të ardhurave dhe vënies në dispozicion të një pjese të të ardhurave për të ardhmen.

“Jemi në një proces pune kronkrete të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pasuesve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend qoftë e atyre që lindën sot në këtë vend”.

“Impakti do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet. Nëse nisemi nga skenari më konservator përfitimi është sërish shumë i konsiderueshëm. Për shkak të keqadministrimit e keqqeverisjes e abuzimit historik të burimeve tona natyrorë, i dimë mirë e mos ti kthehemi. Deri tani nuk kemi pasur pasuri të jashtëzakonshme në dispozicion, burimet deri më tani kanë qenë modeste të keqpëdrorura. Ka qenë dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesë në koncesionar por megjithatë edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.

“Ajo që dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë që kemi pasur por ama për këto kërkime në këtë territor, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale me kompani të nivelit ndërkombëtar. Përfitimi do të impaktojë secilin nga ne”, – tha Rama.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.