August 24, 2023

Një tjetër lojtar kalon nga Milan te Newcastle

1 year ago

Pas “yllit” të mesfushës, Sandro Tonali, i cili u larguar gjatë muajit korrik nga “kuqezinjtë” e Milan, te “bardhezinjtë” e Newcastle, tashmë një tjetër lojtar ka “kopjuar” lëvizjen e mesfushorit italian.

Bëhet fjalë për mbrojtësin irlandez, Cathal Heffernan, me 18-vjeçarin, që i është bashkuar skuadrës së Milan, në verën e vitit 2022, por kurrë nuk ia doli të siguronte qoftë dhe pak minuta në fushën e blertë.

Për këtë arsye, irlandezi venosi të nisë një “aventurë” të re në Premier League, me 18-vjeçarin, që ka firmosur me “bardhezinjtë” për 2 sezonet e ardhshme, teksa fillimisht do të luajë me ekipin e dytë të “bardhezinjve”.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.