August 25, 2023

Futbollistja vdes ‘papritmas’ në moshën 27-vjeçare

1 year ago

Klubi: Buzëqeshja e saj nuk do të harrohet kurrë!

Klubi britanik Bury AFC ka dhënë lajmin tragjik të vdekjes së papritur të futbollistes Emily Wilcock.

Klubi i futbollit tha se 27-vjeçarja ‘bukuroshe’ ‘gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj’, ndërsa mbetet ende e pasqaruar arsyeja e vdekjes.

Emily Wilcock, 27 vjeçe, vdiq ‘papritmas’, pasi kishte qenë më parë një anëtare e përkushtuar e ekipeve rekreative të Bury Football Club, tha klubi.

Klubi shprehu ngushëllime për të dashurin, miqtë dhe familjen e zonjës Wilcock dhe tha se ajo do të nderohet në ndeshjen e ardhshme të Bury AFC kundër Cheadle Town.

Zonja Ëilcock u përshkrua si një futbolliste ‘e përkushtuar’, që do t’i mungonte shumë, pasi Bury AFC vuri në dukje se vdekja e saj u lajmërua gjatë një ndeshjeje mbrëmjen e djeshme.

Futbollistja femër kishte një “personalitet të madh” dhe “gjithmonë ishte e buzëqeshur”, shtoi klubi.

Klubi shtoi se ajo nuk humbte asnjë seancë stërvitore dhe ishte një anëtare ‘shumë krenare dhe e përkushtuar’ e ekipit të saj.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.