August 25, 2023

Rama flet për ujësjellësin që do çojë “Syrin e Kaltër” në Puglia   

1 year ago

U diskutua pas takimit me Melonin, Rama: Projekt i madh, Shqipëria s’mund ta realizojë e vetme!

Ndërtimi i një projekti të ujësjellësit që do të çojë ujë nga Shqipëria në Puglia ka qenë temë diskutimi gjatë pushimeve në Vlorë të kryeministres italiane Giorgia Meloni me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për median kreu i qeverisë la të kuptojë se nuk është hequr dorë por se kërkohet financim i madh dhe prandaj duhet investim nga pala italiane. Por kryeministri nuk tha se çfarë përfiton Shqipëria në këtë rast, pasi natyrshëm nuk mund të investojë vendi ynë për të çuar ujin e saj në Pulia.

“Varet nga vullneti i qeverisë italiane sepse është projekt i madh që Shqipëria nuk mund ta realizojë dot. Janë gjëra që janë diskutuar edhe në të shkuarën por kur flet me një kryeministër të ri të Italisë duhet ti shtrosh sërish në tryezë. Me shumë gjasë do të ketë në Romë një takim të dytë të komitetit të investimeve dhe do të shikohet si do të shkojë”, tha Rama.

Zbuloi dhe disa detaje para samitit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

“Në tetor kemi samitin e Berlinit ku Meloni do të jetë prezentë. Do të ketë dhe dy tre takime në nivel ministrash me të gjithë vendet që do të marrin pjesë në samit. Do të shohim si do të shkojë”.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.