August 27, 2023

A do të lejohet Fredi Beleri të betohet? Edi Rama shuan kureshtjen e mediave greke

1 year ago

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur nëse do të shpallë zgjedhje të reja në Himarë. Kreu i qeverisë tha se duhet të presim gjyqin për Beleri e se mund të mos zhvillohen zgjedhje derisa gjykohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

Gazetari: Mirë atëherë, zoti kryeministër, tani çfarë do bëni? Do shpallni zgjedhje të reja në Himarë?

”Por nuk jam i sigurtë që duhet ta them. E para, le të themi se në Shqipëri nuk është qeveria që shpall zgjedhje por presidenti. Gjithsesi, procedura është kështu, nëse kryebashkiaku I zgjedhur nuk shfaqet pas 90 ditësh të betohet, atëherë qeveria duhet ta çlirojë nga detyra dhe të vendosë një kryebashkiak teknik deri sa të realizohen zgjedhjet e reja, që do të shpallen nga presidenti. U kërkova avokatëve të mi të shqyrtojnë çështjen dhe nuk e di rezultatin. Por më duket se ky rast është i veçantë, nuk ka precedent. Kështu, instikti im më thotë, reagimi im psikologjik më thotë se ndoshta duhet të presim gjyqin. Kështu, mund të mos bëjmë zgjedhje të reja derisa të gjykohet fajtor ose i pafajshëm.”

“Por ky nuk është një qëndrim juridik, është pikërisht çfarë mendoj se duhet bërë nga momenti që nuk kemi precedentë. Po, mendoj se mund të bëjmë njërën ose tjetrën, bazuar në raportin e zyrës ligjore, besoj se kemi mundësinë të mos veprojmë derisa të vendosë gjykata. Në këtë rast u japim të gjithëve shansin të shqyrtojnë çështjen deri në fund. Nëse kjo nuk është e mundur nga ana ligjore, do duhet ta lirojmë nga detyra.“

”Për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, qeveria nuk ka asnjë kompetencë që ta nxjerrë nga burgu që të betohet, pasi kjo është detyrë e gjykatës.”

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për çështjen e shumë diskutuar të arrestimit të Belerit, për blerje votash.

‘Bazuar në atë që dimë ai u arrestua në flagrancë me rrjetin e tij të blerjes së votës. Nuk mundet që një shtet demokratik të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptare nuk ekziston fuqia e qeveria po kryeministrit që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston.”

”Nga ana tjetër ai avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë. Këto struktura janë të pavarura nga unë dhe nga qeveria. Ju ftoj që të gjeni një koment personal timin dhe kurrë s’kam komentuar veprimet e këtyre institucioneve të reja.”

”U kam thënë njerëzve të mi, kjo mund të jetë e dhimbshme, kemi ndërtuar një sistem gjyqësor që nuk ka qenë kurrë më parë në Shqipëri! Nuk jam dakord që një qeveri e huaj të bëjë koment të thelluar në lidhje me veprimet e drejtësisë. Ka patur komente në Greqi për të cilat më ka ardhur keq, është e tepërt, nuk e nderon politikën greke.’- tha Rama.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.