August 27, 2023

Nesër prezantimi, zbulohet shuma që e çoi Mançinin në Arabi

1 year ago

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Arabisë Saudite. E vetmja gjë që mungonte ishte njoftimi zyrtar pas dorëheqjes nga drejtimi i Italisë. Mancini – i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 – do të drejtojë përfaqësuesen saudite dhe prezantimi është planifikuar për 28 gusht në Riad në orën 17:00 me orën lokale, 16:00 në Shqipëri.

Roberto Mancini është trajneri i zgjedhur nga federata saudite për të udhëhequr përzgjedhjen e tyre drejt Kupës së Botës 2030. Objektivi i parë do të jetë përpjekja për t’u kualifikuar në SHBA-Meksikë-Kanada 2026 dhe për këtë arsye ai firmosi në shtatë vjet.

Megjithatë, kontrata e Mancinit – sipas thashethemeve – fillimisht do të zgjasë deri në vitin 2027, kur Arabia Saudite do të presë Kupën e Azisë në janar, në shifra marramendëse, prej të paktën 60 milionë euro që do të marrë si pagë në këtë periudhë.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.