August 28, 2023

Përmbytet Italia, era ‘rrëmben’ shtëpi dhe banorë të qytetit

1 year ago

Duket se Italia nuk po gjen qetësi nga moti i keq, teksa shumë zona vazhdojnë të jenë të prekura nga përmbytjet.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, 70 turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin verior të Venetos. Në Trieste, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur, qendra e qytetit është përmbytur, teksa shumë banorë dhe turistë vrapuan në kafene dhe dyqane për të mos u rrëmbyer nga era.

Në rajonin veriperëndimor të Piemonte, dhe më konkretisht në qytetet Asti, Vercelli, Novara dhe Alessandria, pas reshjeve të dendura të 24 orëve të fundit, zjarrfikësit vazhdojnë të pastrojnë rrugët nga më shumë se dyqind trungjet e pemëve të shkulura nga era e fortë.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.