August 29, 2023

Euro 2024/ Çekia humb sulmuesin kryesor në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë

1 year ago

Golashënuesi më i mirë i Euro 2020, Patrik Schick do të humbasë ndeshjen kualifikuese të Republikës Çeke për Euro 2024 javën e ardhshme për shkak të lëndimit.

Lajmi konfirmohet nga ekipi kombëtar çek që ka nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Çekët, të cilët presin Shqipërinë më 7 shtator në Grupin E, do të duhet të bëjnë pa sulmuesin e Bayer 04 Leverkusen dhe mbrojtësin e lënduar të Benfica Lisbonës, David Jurasek.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, çekët kryesojnë grupin me shtatë pikë, të ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë. Ishujt Faroe, Moldavia dhe Polonia janë ekipet e tjera të grupit.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.