August 30, 2023

“Vajzat duhet të mos dehen, që të mos përdhunohen si në Palermo”, pas komenteve bashkëshorti i Melonit në qendër të kritikave

1 year ago

Andrea Giambruno ka ngjallur reagime të forta pas komenteve për një rast përdhunimi

Bashkëshorti i Kryeministres Giorgia Meloni ka shkaktuar reagime të forta tek opinioni publik, pas deklaratave të bëra për rastin e një përdhunimi në grup  të një vajze të re në Palermo. Deklaratat e tij zunë titujt e parë te gazetat e shtetit fqinj.

Andrea Giambruno, i cili drejton programin “Diario del giorno” në kanalin televiziv Rete 4, po komentonte ngjarjen.

“Nëse shkoni për t’u dëfryer keni të drejtën e botës për t’u dehur por nëse shmang dehjen dhe humbjen e vetëdijes, mbase shmangni edhe probleme të caktuara  si të përfunduarit në gojën e ujkut”, u shpreh ai në programin e tij të hënën në mbrëmje.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe deputetët e pozitës dënuan komentet e tij.

“Unë i them Giambruno se djemtë duhet të edukohen për të treguar respekt, në vend që vajzat të mësohen të jenë të kujdesshme”.

Giambruno, karriera televizive e të cilit ka marrë hov që kur Meloni u bë Kryeministre u shpreh  se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit për të krijuar një polemikë “surreale“.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.