August 30, 2023

Ish-kryeministri italian në aeroport “me ujë e bukë me vete”

1 year ago

Mario Draghi, i cili ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane, është fotografuar teksa hante një drekë të thjeshtë në mesin e shumë pasagjerëve të tjerë në aeroport.

Revista “Forbes” e rendiste para pak vitesh si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë dhe në botën e politikës ai njihet për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane.
Mirëpo këto nuk e bëjnë aspak të ndryshëm ish-kryeministrin italian nga pasagjerët dhe qytetarët e tjerë, të cilët as që e vunë re praninë e tij teksa drekonte në aeroport si një njeri i zakonshëm.

Me një thjeshtësi për t’u vlerësuar, ai është fotografuar duke konsumuar ushqimin e aeroportit me një copë buke në dorë dhe një gotë ujë në tavolinën ku qëndron i vetëm.
Kontrasti është i madh, nga sa jemi mësuar të shohim ne shqiptarët, ku edhe një deputet i një zone rurale shfaq më shumë luks.
Por jo Draghi, ai qëndron i vetëm, pa truproja, pa fluturime “VIP”.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.