August 31, 2023

Gazetari amerikan: Obama kishte marrëdhënie seksuale me burra dhe pinte drogë

1 year ago

Ish-ylli i Fox News, Tucker Carlson, po derdh helm mbi Barack Obamën. Gazetari kontrovers amerikan – për shumë zëdhënës i Donald Trump – la gojëhapur ata që ndoqën podcastin e njohur “Adam Carolla Show” duke pretenduar se të gjithë e dinin se ish-banuesi i Shtëpisë së Bardhë kishte marrëdhënie seksuale me burra, përveç se në periudhën parazgjedhore të vitit 2008, të gjitha këto komente jo lajkatare për Obamën u “varrosën” për të qenë në Zyrën Ovale.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, Carlson përsëriti akuzën e Larry Sinclair – një kriminel i njohur – i cili kishte deklaruar më parë se Obama bleu dhe pinte kokainë para se të bënin seks në vitin 1999.

“Një djalë, Larry Sinclair, u tha gazetarëve se do të bënte edhe një test detektor gënjeshtre” për të bindur qytetarët amerikanë se ai po thoshte të vërtetën.

“Ai pinte duhan me Barack Obamën dhe bënte seks me të, kjo ishte padyshim e vërtetë”, tha Carlson, duke iu referuar akuzave të kriminelit Larry Sinclair.

Sipas gazetarit, në vitin 2008, kur Obama kandidonte për president me Partinë Demokratike, askush nuk raportoi asgjë sepse gazetarët ishin kërcënuar se nuk do të kishin akses në fushatën e afrikano-amerikanit.

“Askush nuk e raportoi sepse stafi i Obamës ua kishte bërë të qartë gazetarëve se kushdo që do të fliste nuk do të kishte akses në fushatën e tij”, pohoi gazetari kontrovers.
Sinclair, i cili ka vuajtur disa vite burg për falsifikim, mashtrim dhe vjedhje, më parë pretendoi se Obama, në atë kohë senator, bleu dhe pinte kokainë para se të bënte seks me të.

Ai pohoi gjithashtu se ish-presidenti kishte një tjetër dashnor mashkull. Këto janë të detajuara në librin e Sinclair, botuar në 2009 me titullin: “Barack Obama & Larry Sinclair: Kokainë, Seks, Gënjeshtra & Vrasje?”.

Sinclair, i cili ka vuajtur dënime me burg në Arizona, Florida dhe Kolorado, kandidoi për kryetar bashkie të Cocoa, Florida në 2018.

Ai mbrojti përsëri pretendimet e tij gjatë fushatës së tij të dështuar dhe tha: “Nuk kam nevojë të them asgjë më shumë. Libri im flet vetë”.

Tucker Carlson ishte ylli gazetaresk në rrjetin konservator “Fox News”

Në prill të vitit 2023, gazetari kontrovers u largua kanali i lajmeve të manjatit australian Rupert Murdoch, ndërsa aksionet e kanalit kishin shkuar në 5%.

Dorëheqja e Carlson, e cila ishte me pëlqim të ndërsjellë, vjen pasi Fox zgjidhi një marrëveshje të madhe prej 787 milionë dollarësh me Dominion Voting Systems për shpifje të kompanisë bazuar në pretendimet e Donald Trump për mashtrim në zgjedhjet e 2020.

Tucker Carlson ishte mes drejtuesve të rrjetit që dëshmoi në gjyq përpara se Fox News të vendoste për një zgjidhje ligjore. “Tucker Carlson Tonight” ishte një nga shfaqjet më të njohura kabllore, numri një në zonën e tij josportive.

Vetë Carlson është kritikuar shumë herë për qëndrimet e diskutueshme që ai merrte nga platforma Fox për një sërë çështjesh, nga mundësia e mashtrimit të zgjedhjeve në SHBA e deri te të drejtat e komunitetit LGBTQ.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.