September 1, 2023

Duhet të rivaksinohemi! Instituti i Shëndetit Publik ngre shqetësimin

1 year ago

“Në muajin gusht u rritën rastet me Covid!“

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon rritjen e incidencës së infektimeve me COVID-19.
Sipas ekspertëve nga 2,65 për 100 mijë banorë që ishte në muajin korrik, ka shkuar në 2,9 në muajin gusht.

Ajo që vlen të theksohet është rritja e shtrimeve në spitale si në Infektiv tek të rriturit ashtu edhe ne Pediatri tek të vegjlit. Madje tek te rritur nuk kanë munguar as vdekjet.

Vëmë re se gjatë muajit gusht është rritur goxha incidenca, nga 2,65 ka vajtur ne 2,9  për 100.000 banorë. Pozitiviteti  mostrave është rritur ndërkohë që duhet të theksojmë se jo të gjithë personat me shenja të lehta klinike testohen.

Një pjesë testohen dhe një pjesë neglizhojnë pasi janë të lodhur nga kjo situata e COVID. Shërbimi infektiv tek të rriturit referon se ka shtim të shtrimeve madje ka shtim të rasteve të personave të pavaksinuar, persona që nuk e kanë kaluar asnjëherë COVID në dijeninë e tyre dhe tani kanë rënë në kontakt me virusin.

Ka edhe dy persona të shtruar që e kanë kryer vaksinimin bazal por janë vaksina që janë aplikuar që në vitin 2021 dhe efekti i vaksinës ka kaluar,“ thotë shefja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Rovena Daja.

Ekspertët sqarojnë së të vaksinuarve gjatë 2021 u ka rënë tashmë efekti ndaj duhet ata duhet të vaksinohen sërish ndaj nënvariantit të ri të Omicron që po qarkullon aktualisht.

Kjo tregon se do të kemi në vazhdim një rritje të infektimeve. Situata mund të çojë në rritjen e rasteve. Atëherë personat që janë të pavaksinuar ose kanë marrë dy dozat përforcuese që në fillim në vitin 2021, efekti i vaksinës ka filluar të ulet dhe e vetmja armë që mund të na mbrojë është vaksinimi.

Aktualisht neve mund të kemi variantin e ri sepse sekuencimi nuk është bërë i mundur ende, por ndërkohë ky është nënvariant i Omicron-it dhe vaksina që kemi në Shqipëri është vaksina bivalente për variantin e Omironit BA.4 dhe BA.5 dhe na mbron plotësisht nga varianti që kemi në qarkullim.

Prandaj unë do të thoja që jo vetëm vaksinimi bazal nuk na mjafton por duhet të kemi vaksinim booster dhe ne presim që gjatë muajve shtator dhe tetor njerëzit të bëjnë një vaksinë booster ndaj COVID dhe ndaj gripit”, tha ajo.

Të parët që duhet të vaksinohet janë personat mbi 60 vjeç, ata mbi 50 me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe personeli mjekësor.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.