September 2, 2023

Ndryshimet statutore, Lulzim Basha edhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së

1 year ago

Ndryshimet statutore nxjerrin Gazment Bardhin ‘në pension politik’!

Kuvendi Kombëtar i PD-së do të prezantojë ndryshimet statutore, teksa do të votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar

Partia Demokratike pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës ka mbledhur Kuvendin Kombëtar sot, në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Megjithëse ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ende nuk ka nisur, ndërsa demokratët kanë nisur që të mblidhen.

Ndërkohë, nga ndryshimet zbulohet se Kryetari i Partisë Demokratike, do të jetë gjithashtu edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë.

Ky është një nga vendimet që pritet të merret sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku pritet të miratohet statuti i ri. Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë edhe nënkryetarin.

Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi, si dhe do të zgjedhë nënkryetarët e tij.

Mësohet se gjatë Kuvendit të sotëm do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, si nga SHBA dhe BE, çka tregon se PD-ja e udhëhequr nga Basha mbështetët fuqishëm nga politika ndërkombëtare.

Do të ketë mesazhe nga kongresmenë amerikane por edhe përfaqësues të Partive Popullore Europiane. Ndërkohë, nga Parisi edhe Enkelejd Alibeaj do të ketë një video mesazh.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.