September 14, 2023

Droga xhelatinoze dërgon në pranga mbi 200 persona

1 year ago

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar në Tiranë dhe në 7 qytete të tjera të vendit ka çuar në arrestimin e mbi 200 personave. Droga xhelatinoze që dyshohet se tregtohet nga të dyshuarit, vjen nga Kandaja. Lënda narkotike vjen në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja.

Mësohet se një drogë e re xhelatinoze ka dalë në qarkullim dhe vjen nga Kanadaja. Detaje të reja janë zbardhur nga ky operacion ku mësohet se kanabisi i sekuestruar në Tiranë kishte ardhur më postë nga Kanadaja i fshehur në konserva peshku.

Megaoperacioni që u zhvillua në disa qytete të Shqipërisë, ka vënë në pranga 20 persona në Durrës.

Ky operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.

Policia ka sekuestruar edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri. Ndërsa në qytetin e Sarandës janë vënë në pranga 5 persona.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.