March 6, 2023

Historia e trishtë e motrës së panjohur të Mozartit

2 years ago

“Mjeshtre, talent, me intelekt, fëmijë i mrekullueshëm”. Në vitet 1760, një anëtar i familjes Mozart u lavdërua me këto fjalë. Jo Wolfgang Amadeus, por motra e tij, Nannerle Mozart.

Është vërtetuar se një nga kompozitorët kryesorë në botë e ka mësuar muzikën nga partiturat e saj, në një kohë kur ajo vetë konsiderohej si një nga pianistët më të mirë në Evropë. Së bashku ata lëvizën në të gjithë Evropën dhe përjetuan apoteozën (hyjnizimin) si “fëmijë çuditshëm”. Deri në vitin që Narnell mbushi tetëmbëdhjetë vjeç. Sipas zakoneve të asaj kohe ajo ishte tani në moshë martese. Kështu muzikantia e madhe shkoi mënjanë.

Një gjeni i shtypur nga patriarkati

Emri i saj i vërtetë ishte Maria Anna Walburga Ignatia Mozart – Nannerl ishte një pseudonim – dhe ajo ishte motra më e madhe e Wolfgang Amadeus.

Ajo lindi në Salzburg në 1751, nga Leopold dhe Anna Maria Mozart, dhe që në moshën shtatë vjeçare filloi të mësojë pianon nga babai i saj, i cili e vlerësonte shumë arsimin muzikor. Ai kishte vendosur t’ua kalonte atë dy fëmijëve të tij – të vetmit që mbijetuan mjaftueshëm për t’u rritur, në një kohë të vdekshmërisë së lartë të fëmijëve. Madje, ai i merrte shpesh në turne, në qytete si Vjena dhe Parisi, ku talenti i tyre u bë i dukshëm që në moshë të vogël.

Si fëmijë, Wolfgang dhe Nannerl duket se kanë qenë shumë të afërt dhe, sipas biografit Maynard Solomon, Wolfgang filloi të studionte muzikë në moshën tre vjeç, i frymëzuar nga motra e tij më e madhe. Në botën magjike të fëmijërisë, ata kishin shpikur mbretërinë e tyre imagjinare, ku Wolfgang ishte mbreti dhe Nannerl ishte mbretëresha. Wolfgang më vonë do të shkruante një seri punimesh për piano që Nannerl të performonte.

Nannerl Mozart. Foto: Wikipedia

Megjithatë, duke u rritur, ata u ndanë. Edhe pse Nannerl gjithashtu filloi të shkruante kompozimet e saj, sipas letrave të vëllait të saj që lavdëronin bërjen e saj muzikore, asnjë nuk mbijeton sot. Kur vajza e talentuar arriti “moshën e martesës”, ajo mbeti e mbyllur në shtëpi me prindërit e saj, të cilët nuk e lejuan as të martohej me burrin me të cilin ishte e dashuruar, çirakun dhe mësuesin Franz d’Ippold.

Më në fund, Nannerl iu bind dëshirës së prindërve të saj për t’u bërë gruaja e gjykatësit Johann Baptist Franz von Berchtold, dhe të vendosej me të në një fshat austriak rreth 30 km larg shtëpisë së babait të saj në Salzburg. Që atëherë ajo iu përkushtua rritjes së pesë fëmijëve të burrit të saj nga dy martesat e tij të mëparshme, si dhe tre fëmijëve të tyre.

Si ishte marrëdhënia e Nannerl dhe Wolfgang si të rritur? Mendimet këtu ndryshojnë. Disa burime thonë se ata mbanin kontakte, ndërsa të tjera, si biografia i saj, thonë se ata u larguan: se ata nuk e vizituan kurrë njëri-tjetrin, se nuk i panë kurrë fëmijët e njëri-tjetrit dhe se gradualisht pushuan së letërkëmbimin.

Pas vdekjes së Wolfgang, Nannerl u takua me të venë e tij, Constanze, dhe burrin e saj të dytë, Georg Nikolaus von Nissen, të cilëve ajo u dha një sërë letrash që kishte shkëmbyer me vëllain e saj, për t’i përdorur si material në një biografi të tij. Ajo i kaloi vitet e fundit të jetës së saj “e verbër, e dobët, e rraskapitur dhe pothuajse pa fjalë”, sipas një rrëfimi. Ajo vdiq në vitin 1829, në moshën 78-vjeçare, duke lënë brezat e mëvonshëm të pyesin se si do të ishte zhvilluar, personalisht dhe artistikisht, po të kishte lindur në një epokë tjetër. Ndoshta historia e muzikës do të shfaqte një tjetër talent të madh./Liberale.al/

11 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

12 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.