Sapo

November 21, 2023

11 months ago

Infrastruktura që përdori për të paguar foton me Donald Trump po e ndjek Lulzim Bashën ende pas 6 vitesh në mediat më serioze të botës. BBC ka publikuar një investigim mbi kompanitë guaskë të ishujve Sejshelle, një prej parajsave fiskale me taksa të ulta ose pa taksa fare për kompanitë, që janë në të drejtën e tyre të mos zbulojnë të dhënat dhe pronarët.

11 months ago

Udhëheqësit e Izraelit kanë deklaruar se Hamasi do të fshihet nga faqja e dheut dhe Gaza nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte. “Ne kemi vendosur dy qëllime për luftën: të eliminojmë Hamasin duke shkatërruar aftësitë e tij ushtarake dhe qeverisëse dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë pengjet tanë në shtëpi,” tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa Izraeli zgjeronte operacionet e tij tokësore në Gaza.

1 year ago

Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Kosovë ku një njësit i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës duke vrarë një punonjës të saj e plagosur dy të tjerë ka ndezur tensionet në Veri të vendit. Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës iu afrua dy automjeteve të blinduara pa targa që kishin bllokuar një urë në hyrje të fshatit Banjskë të Leposaviqit. Ky veprim i ka alarmuar personat që kishin krijuar këtë barrikadë e që me sa duket po mundoheshin të fshehin veprimet e tyre.