Sapo

November 21, 2023

1 year ago

Në fshatin Liqenas, në Korçë, Spase Tërpo kontrollon nivelin e liqenit të Prespës së Madhe. Detyra e tij është të masë rregullisht nivelin e reshjeve dhe të ujit, që fatkeqësisht ditë e përditë po japin sinjale shqetësuese. Ai është brezi i tretë i familjes së tij, që është i lidhur ngushtësisht me liqenin. Ajo çka nisi si pasion në familjen Tërpo, u kthye më pas në profesion për ta.