August 23, 2023

Bernardo Silva rinovon me Manchester Cityn deri në vitin 2025

1 year ago

Tashmë është zyrtare, e ardhmja e Bernardo Silvan mbetet Manchester City. Mesfushori e ka zgjatur deri në vitin 2026 kontratën që e lidh me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Kontrata e mëparshme e Bernardos ishte deri në vitin 2025, por City ka njoftuar se ai ka vendosur të qëndroi edhe një sezon më shumë.

“Kam kaluar gjashtë vite të pabesueshme te Manchester City dhe jam i kënaqur të zgjas kohën time këtu”, tha Bernardo. “Suksesi i trefishtë sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i veçantë dhe është emocionuese të jesh pjesë e një skuadre ku ka një uri të tillë dhe pasion.

Suksesi të bën të kërkosh më shumë dhe ky klub më jep këtë mundësi për të vazhduar të fitoj. Unë e dua trajnerin, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët dhe shpresoj se mund të ndajmë edhe më shumë kujtime të mrekullueshme në vitet e ardhshme.”

Paris Saint-Germain dhe Barcelona treguan interes për nënshkrimin e 29-vjeçarit, por asnjë ekip nuk iu afrua të bënte një ofertë serioze. City i ofroi përmirësim të pagës, ndaj mori më në fund përgjigje pozitive nga futbollisti.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.