April 7, 2023

Del për vrap, e shqyen ariu në pyll

Author picture

1 year ago

E ëma nuk e beson: E donin viktimë, ia dolën! (Prokuroria nis hetimet).

I riu del për vrap në pyll, por sulmohet nga ariu. Kështu u pretendua fillimisht, por familjarët e tij kanë ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar.

Rezultatet e para të autopsisë në trupin e Andrea Papi, vrapuesi 26-vjeçar i cili u gjet i vdekur në Trentino, në pyjet e malit Peller, mbi qytetin e Caldes, ende nuk kanë dalë. Prokuroria Publike e Trentos, e cila hapi dosjen pa raportuar krim, ka caktuar një trupë prej tre ekspertësh. Është një mjek, një ekspert i ADN-së së kafshëve dhe një veteriner, i thirrur për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. I riu, nga rezultatet e para të raportimeve, ka qenë gjallë kur është sulmuar nga ariu. Rezultatet gjenetike në mostrat organike të mbledhura në vend duhet të arrijnë gjithashtu brenda disa ditësh. Ato do të shërbejnë për t’i dhënë një identitet ariut që ndodhej në zonë. Ndërkohë nëna e të riut ka komentuar atë që ka ndodhur duke thënë: “E donin të vdekur? Tani ia dolën”.

26-vjeçari, i diplomuar në shkenca sportive, është larguar nga shtëpia pasditen e së enjtes me pantallona të shkurtra për një seancë stërvitore, duke u nisur drejt malit Peller. Duke mos u kthyer në shtëpi në mbrëmjen, ai alarmoi partneren dhe familjarët e tij, të cilët iu drejtuan operatorëve të stacionit të shpëtimit Alpin në luginë dhe numrit të vetëm të urgjencës në Trentino.

Kërkimet filluan menjëherë, me përfshirjen e policisë, zjarrfikësve vullnetarë të luginës, zjarrfikësve të Trentos, të pajisur me dronë, dhe stacioneve të ndryshme të Shpëtimit Alpin, me njësitë e qenve. Ndërhyri edhe stafi i Korpusit Pyjor të Trentino-s. Qentë molekularë e gjetën të riun të pajetë pak para orë tre të mëngjesit. Trupi i të riut është gjetur në buzë të një rruge pyjore, i sulmuar nga ariu.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.