August 31, 2023

EMRAT/ Kush janë pesë të arrestuarit e “tërmetit” në Cërrik, nën akuzë për “krim zgjedhor”

1 year ago

Në foto Artion Taçi, drejtori i zjarrfikëses i arestuar së bashku me 4 të tjerë.

Vihen në pranga pesë persona në Cërrik, mes tyre edhe drejtori i shërbimit zjarrfikës së këtij qyteti, Artion Taçi.

Mësohet se Taçi dhe të tjerë akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.

Arrestimet janë bërë nga Agjencia e Mbikqyrjes policore.

Bëhet fjalë për zgjedhjet e fundit lokale por ende nuk është sqaruar se kujt subjekti i përkasin dhe çfarë krimi kanë kryer në zgjedhje.

Katër personat e tjerë të arrestuar janë: Adnan Xhelili Agiano Dino0shi, Alban Shima, Armand Gjoka.

Arrestimet janë nga AMP me urdhër të Prokurorisë Elbasan.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.