February 17, 2023

Fatos Kongoli: Le të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Author picture

2 years ago

Shkrimtari Fatos Kongoli: Politika në Shqipëri, një katrahurë!

Shkrimtari i njohur i tranzicionit, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve.

“Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari Fatos Kongoli teksa ishte i ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to. –  “Le të hapen dosjet. Unë jam shprehur herë pas here për këtë. Dosjet mesa duket fshihen nga ata që kanë probleme me dosjet”, deklaroi shkrimtari.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.