August 21, 2023

Gjykata rrëzon pretendimet e tij, Fredi Beleri do të mbetet në burg

1 year ago

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Fredi Belerin, duke mospranuar kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Beleri kishte kërkuar masë më të butë sigurie. Por trupa gjykuese nuk e pranoi këtë kërkesë dhe la sërish në qeli Fredi Belerin. Ndërsa avokati mbrojtës i Belerit, Edmond Demo, deklaroi se klienti i tij po mbahet politikisht në burg.

Duke folur për gazetarët pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati tha se Fredi Beleri në seancë kërkoi që të lirohet dhe të betohet si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

“Ai po mbahet politikisht në burg. E bëmë kërkesën në datë 31 Korrik, sipas ligjit duhet të ishte bërë brenda 5 ditëve. Por gjykata e bëri në datën e sotme pas 21 ditësh, vendosi po ato që kishin vendosur edhe paraardhësit e tyre. E dimë një logjikë që kjo është me urdhër dhe këta nuk kanë fuqi edhe pse janë gjykatë që u formuan si gjykatë e fortë, nuk është e fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij të lirohet dhe të vejë të betohet”.

Avokati mbrojtës pretendoi gjithashtu për pavlefshmëri të disa akteve në dosjen hetimore.

“Që nga caktimi i prokurorit të Shkallës së Parë dhe veprimet kanë filluar një ditë para, që të marrësh vendime pa qenë i caktuar akoma si prokuror i çështjes që sjellin pavlefshmëri të të gjitha akteve. Dhe ne këtë kërkuam që këto akte të konstatoheshin nga gjykata. Është pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të këtyre akteve”.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për lirimin nga qelia me argumentin se “nuk ekzistojnë kushtet”.

Fredi Beleri akuzohet për blerje votash në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Beleri ende nuk është betuar, ndërsa Greqia fqinje ka kërcënuar Shqipërinë se do të bllokojë çdo financim të BE dhe kursin europian të vendit nëse nuk lejohet që të betohet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.