August 31, 2023

Harry Kane nuk u lejua të përshendeste shokët e skuadrës

1 year ago

Harry Kane vendosi të largohej këtë verë nga Tottenham teksa zgjodhi Bayern Munich si destinacionin e radhës në karrierë. Bavarezët shpenzuan 100 milionë euro për shërbimet e 30-vjeçarit, megjithatë në Londër nuk e pritën mirë vendimin e sulmuesit për t’u larguar dhe as paratë nuk mjaftuan për të zbutur zemërimin e anglezëve.

“The Athletic” zbulon se tensionet mes palëve në ditët e fundit para largimit të Kane kanë qenë në nivelin maksimal. Me anë të një e-maili, Kane ishte paralajmëruar se prezenca e tij në qendrën stërvitore do të ishte e pavend. Drejtuesit nuk e mirëkuptuan Kane në vendimin për t’u larguar dhe e ndaluan lojtarin që t’i drejtohej qendrës stërvitore për t’u përshëndetur me shokët e skuadrës.

Madje, sipas The Athletic, sulmuesi nuk mundi as të mblidhte sendet personale të cilat i kishte në qendrën stërvitore duke deleguar të tjerë persona që të kujdeseshin për ato.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.