August 21, 2023

I dha fitoren Spanjës në Kupën e Botës për femra, pas finales mëson vdekjen e të atit

1 year ago

Olga Carmona i dha me golin e vetëm të finales fitoren historike Spanjës në Kupën e Botës për femra, por 20 gushti u shndërrua nga dita më e lumtur për në, në ditën më të trishtuar. Futbollistja mësoi pas ndeshjes se babai i saj kishte ndërruar jetë, tha në një deklaratë Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll.

“Me keqardhje të thellë raportojmë vdekjen e babait të Olga Carmona-s. Lajmin e hidhur futbollistja e mësoi pas finales së Kupës së Botës. I dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta Olgës dhe familjes së saj në një moment dhimbjeje të thellë. Të duam, Olga”, thuhej në deklaratë.

Futbollistja reagoi më pas në një postim ku shkroi: Pa e ditur, unë kisha Yllin tim mbrojtës përpara finales. E di që më dha forcën për të realizuar diçka vërtet unike. E di që po më shikonte sonte dhe se është krenar për mua. U prefsh në paqe babi.

Spanja fitoi të dielën (20 gusht) Kupën e Botës për femra duke mundur me rezultatin 1-0 Anglinë.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.