August 25, 2023

Klubi shqiptar në bisedime me yllin e Manchester United

1 year ago

I arrestuar vitin e kaluar për përdhunim.

Klubi shqiptar ka shfaqur interes për sulmuesin në largim të Manchester United, Mason Greenwood dhe është në bisedime të fshehta me Djajtë e Kuq.

21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022. Akuzat u rrëzuan nga Prokuroria në shkurt të këtij viti.

Që nga ajo kohë, klubi kreu një hetim të brendshëm për arrestimin fillestar, rezultati i të cilit ata njoftuan se do të ishte ndarje reciproke.

Greenwood që atëherë është lidhur me një lëvizje në Ligën Pro Saudite me Al Ettifaq, një histori të cilën menaxheri Steven Gerrard e quajti “lajm të rremë” në mediat sociale.

Sipas talkSPORT, një skuadër shqiptare është interesuar por nuk bëhet i ditur emri i ekipit.

Më 16 gusht u raportua se stafit të Man United i ishte thënë të përgatitej për rikthimin e mundshëm të Greenëood në stërvitjen e ekipit të parë.

Megjithatë, më 21 gusht, në një deklaratë të klubit thuhej: “Manchester United ka përfunduar hetimin e tij të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër Mason Greenwood. Procesi ynë filloi në shkurt 2023, pasi të gjitha akuzat kundër Mason u hoqën. Gjatë gjithë kohës, ne kemi marrë parasysh dëshirat, të drejtat dhe perspektivën e viktimës, së bashku me standardet dhe vlerat e klubit, dhe kemi kërkuar të mbledhim sa më shumë informacion dhe kontekst. Kjo na ka kërkuar që të vazhdojmë me ndjeshmëri dhe kujdes për të marrë prova jo publike, përfshirë edhe nga ata që kanë njohuri të drejtpërdrejta për rastin. Bazuar në provat që kemi në dispozicion, ne kemi arritur në përfundimin se materiali i postuar në internet nuk ka dhënë një pamje të plotë dhe se Mason nuk ka kryer veprat për të cilat ai ishte akuzuar fillimisht. Thënë kjo, siç Mason e pranon publikisht sot, ai ka bërë gabime për të cilat po merr përgjegjësinë”.

“Të gjithë ata që janë përfshirë, përfshirë Mason, i njohin vështirësitë që ai të rifillojë karrierën e tij në Manchester United. Prandaj, është rënë dakord reciprokisht se do të ishte më e përshtatshme që ai të largohej nga Old Trafford, dhe ne tani do të punojmë me Mason për të arritur atë rezultat.”

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.