September 1, 2023

Në pranga zyrtari i lartë socialist i Sarandës

1 year ago

Është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premteje Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Sarandë, Thoma Kallojeri, 67 vjeç, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste në bashkinë Finiq, si dhe kryetar i Këshillit Bashkiak në këtë bashki.

Ai u ndalua nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, ku u konstatua se po drejtonte mjetin me një sasi të lartë alkooli të konsumuar.

Kallojeri po kthehej nga festa e ditëlindjes së tij ku kishte organizuar një ceremoni me miqtë dhe kolegët në një nga restorantet e zonës.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.