August 30, 2023

Paga që e çoi Lukakun te Roma, ja sa para do të marrë ish-sulmuesi i Inter në vit

1 year ago

Fillimisht Inter gjeti akordin me Chelsea për transferimin e plotë të Lukaku për 40 milionë euro. Por në këtë moment, belgu zhduket, ai nuk u përgjigjet telefonatave të drejtuesve apo të ish-shokëve të tij.

Dalin në dritë kontaktet me Juventusin, të cilave lojtari u kishte dhënë përparësi. Pas disa javësh negociata Juve u tërhoq. Inter tentoi edhe një herë të ulë tensionin e krijuar me lojtarin, por kanë qënë futbollistët e tjerë që nuk kanë pranuar që Lukaku të rikthehet.

Romelu Lukaku ndezi verën e gjatë italiane. Një telenovelë e vërtetë që filloi pas përfundimit të sezonit.  Përfitoi, Roma e cila falenderoi dhe rrëmbeu lojtarin në formë huazimi, me besimin se bashkë me Dybala, do të bëhet një dyshe e fortë sulmi që do të synojë titullin kampion në Serie A. dhe pikërisht trofeu i kampionatit mund t’i sjellë shumë të ardhura futbollistit pasi në marrëveshjen e huazimit ka një klauzolë që në rast suksesi. Lukaku do të paguhet 7.5 milionë euro në sezon por kjo shifër mund të jetë më e madhe nëse me kontributin e tij Roma shpallet kampione.

Lukaku shihet me shpresë edhe nga tifozët e Romës. Mbi 5,000 prej tyre kishin dalë për ta pritur në aeroportin Ciampiono, duke kënduar koret dhe duke bërë fotot e tyre të para.

Lukaku tani ka për detyrë të shlyejë mbështetjen e marrë. Ai do të duhet ta bëjë këtë në fushë, duke shënuar sa më shumë të mundet.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.