August 25, 2023

Pritjes i vjen fundi, të shtunën rikthehet Superiorja

1 year ago

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin këtë të shtunë me ndeshjet e javës së parë, ku e vetmja sfidë që nuk do të luhet është ajo mes Partizanit dhe Teutës, e cila është shtyrë për shkak të impenjimit të “demave” në fazën “play-off” të Conference League.

Në krahun tjetër, përballja hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që do të luhet pasditen e së shtunës në orën 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në mbrëmjen, në orën 20:00.

Ndërkaq, ditën e dielë do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku e para do të jetë përballja Laçi-Erzeni në orën 17:00 dhe më pas do të luhet derbi Dinamo-Tirana në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.