August 25, 2023

Rama pranon ndryshime në kabinetin qeveritar, çfarë pritet në shtator?

1 year ago

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e zhvilluar me gazetarët ndërsa mohoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke mos pasur asnjë arsye, sipas tij, nuk mbajti të njëjtin qëndrim për mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar.

Është përfolur se në muajin shtator do të ketë ndryshime në qeveri. Madje ministra e Financave u deklarua e shkarkuar nga mediat pak ditë më parë.

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama duke lënë të hapur si mundësi shtoi se duhet edhe pak ditë për të zbuluar me detaje nëse do të ketë apo jo një gjë të tillë. Veç Financave, janë edhe disa ministri të tjera të cilat mund të rifreskohen si Bujqësia, Arsimi, deri te riorganizimi, që do të thotë se disa ministri mund të ndahen dhe ajo e Ekonomisë mund të funksionojë veçmas.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri kryeministri Edi Rama u përgjigj shkurt: Prisni edhe pak ditë!

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.