August 21, 2023

Sot mbledhja në Athinë për Ballkanin, zbulohet i ftuari surprizë i orëve të fundit

1 year ago

Mungon Shqipëria, pas ftohjes me Athinën për çështjen “Beleri”.

Një program i ngjeshur është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin Perëndimor.

Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë.

Mediat greke raportojnë se një i ftuar surprizë në këtë konferencë informale për Ballkanin do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme. Presidenti ukrainas është një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

Sa i përket zyrtarëve të BE-së, të pranishëm do të jenë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Ndërsa liderët e Ballkanit do të jenë të gjithë të pranishëm, me përjashtim të Shqipërisë. Theksojmë që Kosova do të përfaqësohet nga Kryeministri Albin Kurti.

Por mediat greke kanë zbuluar nga burimet e tyre qeveritare se Kryeministrit Edi Rama nuk ju dërgua ftesa për shkak të situatës së krijuar me Fredi Belerin në Himarë, gjë që mesa duket ka ndikuar në “ngrirjen” e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi.

Qeveria greke ftoi në këtë takim Presidentin Bajram Begaj, por ky i fundit për shkak të axhendës njoftoi se nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhjen informale në Athinë.

Në konferencën informale do të jetë edhe Kryeministri i Kroacisë, i cili raportohet se do të ketë një takim “kokë më kokë” me Kryeministrin grek Mitsotakis.

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.