August 19, 2023

Sterilizimi 100 milionë euro, hetuesit nuk gjejnë kontratën origjinale

1 year ago

Në vendimin e gjykatës prej 348 faqe janë të zbardhura me detaje të gjitha shkeljet që janë kryer për të miratuar koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.

SPAK ka evidentuar se në vitin 2011 është ndërtuar një qëndër sterilizimi në QSUT në vlerën e mbi 80 milionë Lekë. Duke iu referuar një audit të KLSH del se pavijoni i sterilizimit tek spitali “Nënë Tereza” ka patur kapacitet sterilizues mbi nevojat.

Ndërkohë rezulton se që nga vitit 2012-2016 Reparti i Sterelizimit Qendror, nuk është vënë në përdorim. Duke bërë që pajisjet të amortizohen dhe çka i ka shkaktuar dëm ekonomik buxheti të shtetit.

Nga ana e spitalit është kërkuar rivënia në punë e Repartit të Sterelizimit. Më 27 Shkurt 2014 ish-drejtoresha e përgjithshme Ogerta Manastirliu, i ka dërguar një shkresë së bashku me një plan biznesi Ministrisë së Shëndetësisë, për vënien në punë të pajisjeve, por nga ana e këtij institucioni nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Në dokumente citohet një memo ku pranohet se Reparti Qendror i Sterilizimit pranë QSUT, ka teknologji avangarde dhe ka një kapacitet për sterilizimin e 60 mijë seteve kirugjikale në vit. Pavarësisht këtij informacioni, arsyeton gjyqtari Erjon Bani, ministri i Shëndetësisë ka vendosur që të vazhdojë me hartimin e kontratës koncesionere në 26 Qeshor 2014.

“Nga analiza e të gjithë provave të para në unitetin e tyre, gjykata çmon se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion”.

Në vendimin e gjyqtarit Erjon Bani thuhet se nga auditi që ka bërë KLSH në vitin 2017 dhe 2018 rezulton që janë shtuar kostot e sterizilimit të seteve kirurgjikale.

Aty theksohet se për vitin 2017 kosto e sterilizimit ishte rreth 558 milionë Lekë dhe për vitin 2018 ishte 398 milionë Lekë. Në atë kohë KLSH ka kërkuar hetim të të gjithë zyrtarëve dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

Sipas KLSH, kontrata koncesionare i ka fryre kostot në masën e 56.4% krahasuar me sektorin publik.

Nga ana tjetër për të vërtetuar njohjen që kanë pasur zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë me biznesmenin që fitoi koncesionin me vlerë 100 milionë Euro, përveç udhëtimeve në Itali, SPAK ka zbuluar edhe disa e-maile. Biznesmeni Ilir Rrapaj në Shkurt dhe Mars të vitit 2014, i ka dërguar e-mail ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Biznesmeni i ka dërguar dy studime të Universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

“I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë”.

Të njëjtin e-mail Klodian Rjepaj ja dërgon ministrit të Shëndetësisë së kohës Ilir Beqaj, në e-mailin zyrtar dhe atë privat.

Një tjetër detaj interesant është fakti që hetuesit nuk kanë mundur që të gjejnë kontratën origjinale të lidhur mes kompanisë “Sani Servis” dhe Ministrisë së Shëndetësisë si autoriteti kontraktor.

Në faqen 29 të vendimit të Gjykatës thuhet se në sekuestrimin e dokumenteve nga oficerët e BKH të kryera në tri ditë, në Ministrinë e Shëndetësisë nuk është gjetur kopja origjinale e kontratës së koncesionit e lidhur mes MSH dhe Sani Service.

Në fashikujt e prokurorisë është vetëm një fotokopje e kontratës koncesionare.

 

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.