August 31, 2023

Trazirat me Beshiktash, Tiranës i mbërrin gjoba e majme nga UEFA   

1 year ago

UEFA gjobiti me 53.750 euro Tiranën për incidentet e ndodhura në “Air Albania” gjatë ndeshjes së kthimit me Beshiktashin në Ligën e Konferencës, faza e dytë.

Përplasja në tribuna mes tifozërive pak para fillimit të sfidës, pushtimi i fushës, hedhja e sendeve, bllokimi i kalimeve  si dhe ndezja e fishekzjarreve janë bërë objekt i organeve disiplinore të organit më të lartë të futbollit europian.

Hyrja në fushë e tifozëve është dënuar me 5 mijë euro, ndërsa për hedhjen e sendeve  është vënë një gjobë prej 12 mijë eurosh. 10 mijë euro janë  për trazirat e shkaktuara në tribuna, ndërkohë që për bllokimin e kalimeve publike është vënë një gjobë prej 8 mijë eurosh. 18.750 euro është gjoba për hedhjen e fishekzjarreve, me një total që shkon në 53.750.

VENDIMI:

Tirana – Beshiktash (0:2); 3 gusht 2023

Pushtimi i fushës së lojës

Gjoba: 5000 euro

Hedhja e sendeve

Gjoba: 12000 euro

Trazirat e turmës

Gjoba: 10000 euro

Bllokimi i kalimeve publike

Gjoba: 8000 euro

Ndezja e fishekzjarrëve

Gjoba: 18750 euro

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.