August 31, 2023

Vret të dashurën shtatzënë 18-vjeçare, donte që ajo të abortonte. Dyshime për atësinë e djalit

1 year ago

Një i ri është arrestuar me akuzën se ka qëlluar dhe vrarë të dashurën e tij, Kaylin Fiengo , pasi 18-vjeçarja ishte shtatzënë. Gruaja dhe fëmija që ajo priste kanë vdekur. Trupi i vajzës u gjet në një makinë në Sanford, Florida. Sipas raportimeve nga policia, 18-vjeçarja kishte refuzuar të abortonte. Donovan Faison, 21 vjeç, u vu në pranga të martën pas një hetimi 10-mujor për kryerjen e vrasjes së dyfishtë.

Sipas policisë, Fiengo kishte shkuar me makinë në Coastline Park natën e 11 nëntorit për të takuar Faison. Po atë natë – pas orës 23:00 – ajo u gjet e pajetë, me plagë me armë zjarri, në sediljen e shoferit të makinës së saj, që ishte e parkuar. Çifti kishte pasur diskutime të shpeshta për shtatzëninë  javët e kaluara.

Policia nuk ka konfirmuar nëse Faison është vërtet babai i fëmijës së palindur, por ka theksuar se ai kishte edhe një djalë 1-vjeçar të quajtur Ace. “Ngjarjet e sotme vijnë pas një hetimi të gjatë, gati dhjetë mujor”, shpjegoi shefi i policisë Cecil Smith, i cili më pas vazhdon: “Hetuesit u siguruan që çdo provë e mundshme të përpunohej dhe analizohej në mënyrë që të sillnin vrasësin e Kaylin para drejtësisë.”

10 months ago

Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.

11 months ago

Viti 2023, ende pa u mbyllur, po rezulton si më i miri historik në turizëm, duke rritur optimizmin edhe për vitin 2024. Operatorët turistikë raportojnë për rritje me 35% të kontratave me garanci që i takojnë turizmit të organizuar për vitin tjetër. Zhvlerësimi i Euros dhe rritja e kostove kanë rritur çmimin e paketave të Shqipërisë me 15-25%, diçka që mund t’i stepë disi turistët që janë mësuar me çmime ekonomike.